
Të rejat nga ElektroStublla.

Ambasadori i Norvegjisë vizitoi fabrikën tonë
Të shtunën më 11 qershor na nderoi me vizitë shkëlqesia e tij Ambasadori i Norvegjisë për Kosovë dhe Shqipëri z. Jan Braathu. Me këtë rast ai vizitoi Fabrikën e Materialeve Elektrike ELEKTROSTUBLLA dhe u njoftua me të arriturat dhe prodhimet tona. Duhet theksuar se Ambasadori është një përkrahës i fuqishëm dhe tejet pasionant i prodhimeve vendore kosovare.
Lexo më shumë
Kryeministri Isa Mustafa viziton Elektrostubllën
Sot Kryeministri i Kosovës z. Isa Mustafa vizitoi Fabrikën e Materialeve Elektrike – Elektrostublla. Ne kërkuam nga Kryeministri që të ketë politika ekonomike më të mira për ne prodhuesit kosovarë. Po ashtu falënderojmë edhe ministrat e tjerë dhe kryetarin e Komunës së Vitisë, që ishin në vizitë së bashku me Kryeministrin e Kosovës. Elektrostublla synon të jetë kompani konkurruese në Evropë – këtë ia përcollëm edhe vetë Kryeministrit.
Lexo më shumë
SOFAMEL, brendi i ri tek ne
ELEKTROSTUBLLA punon vetëm me brende botërore, dhe kjo dëshmohet edhe tani me brendin më të ri që ka arritur tek ne nga Barcelona, Spanjë. SOFAMEL është siguria juaj në punë kur punoni me ose pa tension 0.4, 10 e deri 400 kV. Pajisje dhe indikatorë të tensionit nga SOFAMEL tani mund t'i gjeni tek ne.
Lexo më shumë
Klubi i Pingpongut me suksese të reja
Klubi i Pingpongut "Elektrostublla", tani me emrin e ri KPP Vitia, i sponsorizuar nga Elektrostublla: sot pingpongisti Daniel Ramaj fitoi vendin e parë në turneun tradicional "Flakadani i Karadakut". U mbajt turniri regjional në pingpong në kuadër të manifestimit tradicional "Flakadani i Karadakut". Në këtë aktivitet sportiv me karakter garues morën pjesë rreth 32 pingpongistë, kryesisht nga komuna e Vitisë. Në garat finale në konkurrencën individuale në kategorinë senior, fitues i vendit të parë u shpall Daniel Ramaj nga KPP Vitia, vendi i dytë i takoi Nehat Gashit nga KPP Vitia dhe vendin e tretë e zuri Hamzi Ajeti nga KPP Vitia. /PlusTV/
Lexo më shumë
Falë Elektrostubllës valëvitet flamuri i Kosovës në Frankfurt
Për herë të parë valon flamuri i Republikës së Kosovës në panairin më të madh në botë të inxhinierisë elektrike dhe të ndriçimit "Light+Building 2016" në Frankfurt të Gjermanisë. Elektrostublla është e para dhe e vetmja kompani nga Kosova që merr pjesë në këtë panair si ekspozuese me produktet e veta. Flamuri i Republikës së Kosovës është vendosur dhe po valëvitet në mesin e të gjitha shteteve pjesëmarrëse të këtij panairi, falë pjesëmarrjes së kompanisë kosovare Elektrostublla nga Vitia. Nesër, më 13.03.2016, do të bëhet hapja, e cila do të shënojë një ditë të veçantë për kompaninë Elektrostublla.
Lexo më shumë
Elektrostublla prezanton produktet në Berlin
Sot, më 27 nëntor 2015, në Berlin të Gjermanisë është organizuar Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar. Në këtë forum marrin pjesë shumë përfaqësues të lartë politikë dhe ekonomikë nga Gjermania dhe Kosova, përfshirë disa ministra të Qeverisë së Kosovës, duke diskutuar mënyrën e bashkëpunimit mes shtetit tonë dhe atij gjerman. Një ndër temat kryesore që u shtjelluan në forum është edhe energjia, energjia e ripërtëritshme, investimet elektro-energjetike etj. Ne patëm edhe stendën tonë (hapësirë ekspozuese) në këtë forum, sepse ishte edhe një mini-panair. Në mesin e 15 kompanive, Elektrostublla prezantoi prodhimet dhe shërbimet në fushën e elektro-energjetikës.
Lexo më shumë
Ndriçimi në Shpellën e Gadimes realizuar nga Elektrostublla
Elektrostublla ka implementuar ndriçimin profesional LED Wall Washer në Shpellën e Mermertë të Gadimes. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe është mbështetur nga Ambasada Franceze në Kosovë. Ju sugjerojmë ta vizitoni!
Lexo më shumë
Zgjerohet Elektrostublla, hapet "Bau Center" në Viti
Foto-lajm: Zgjerohet Elektrostublla, hapet "Bau Center" në Viti.
Lexo më shumë
