Të gjitha lajmet

Klubi i Pingpongut me suksese të reja

Klubi i Pingpongut "Elektrostublla", tani me emrin e ri KPP Vitia, i sponsorizuar nga Elektrostublla: sot pingpongisti Daniel Ramaj fitoi vendin e parë në turneun tradicional "Flakadani i Karadakut".

U mbajt turniri regjional në pingpong në kuadër të manifestimit tradicional "Flakadani i Karadakut". Në këtë aktivitet sportiv me karakter garues morën pjesë rreth 32 pingpongistë, kryesisht nga komuna e Vitisë. Në garat finale në konkurrencën individuale në kategorinë senior, fitues i vendit të parë u shpall Daniel Ramaj nga KPP Vitia, vendi i dytë i takoi Nehat Gashit nga KPP Vitia dhe vendin e tretë e zuri Hamzi Ajeti nga KPP Vitia. /PlusTV/