Të gjitha lajmet
Falë Elektrostubllës valëvitet flamuri i Kosovës në Frankfurt

Për herë të parë valon flamuri i Republikës së Kosovës në panairin më të madh në botë të inxhinierisë elektrike dhe të ndriçimit "Light+Building 2016" në Frankfurt të Gjermanisë. Elektrostublla është e para dhe e vetmja kompani nga Kosova që merr pjesë në këtë panair si ekspozuese me produktet e veta.
Flamuri i Republikës së Kosovës është vendosur dhe po valëvitet në mesin e të gjitha shteteve pjesëmarrëse të këtij panairi, falë pjesëmarrjes së kompanisë kosovare Elektrostublla nga Vitia. Nesër, më 13.03.2016, do të bëhet hapja, e cila do të shënojë një ditë të veçantë për kompaninë Elektrostublla.
