Të gjitha lajmet
Elektrostublla prezanton produktet në Berlin

Sot, më 27 nëntor 2015, në Berlin të Gjermanisë është organizuar Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar. Në këtë forum marrin pjesë shumë përfaqësues të lartë politikë dhe ekonomikë nga Gjermania dhe Kosova, përfshirë disa ministra të Qeverisë së Kosovës, duke diskutuar mënyrën e bashkëpunimit mes shtetit tonë dhe atij gjerman. Një ndër temat kryesore që u shtjelluan në forum është edhe energjia, energjia e ripërtëritshme, investimet elektro-energjetike etj.
Ne patëm edhe stendën tonë (hapësirë ekspozuese) në këtë forum, sepse ishte edhe një mini-panair. Në mesin e 15 kompanive, Elektrostublla prezantoi prodhimet dhe shërbimet në fushën e elektro-energjetikës.
