Të gjitha projektet

Infrastrukturë nëntokësore 35 kV & integrim SCADA

35 kV
Tensioni
8 km
Trasea nëntokësore
24.750 m
Gjithsej kabllo e instaluar
SCADA
Sistemi i kontrollit

Projekti

Infrastrukturë elektrike për lidhjen me rrjetin dhe operimin e kapaciteteve hidroenergjetike.

Kategoria
Shpërndarja, Tensioni i Mesëm & Trafostacionet
Sektori
Hidroenergji
Lokacioni
Kosovë
Statusi
I përfunduar
Klienti
Hydro-Line L.L.C.
Rezultati
Përfunduar dhe vënë në punë, sipas konfirmimit të klientit.

Roli i ElektroStublla

ElektroStublla ndërtoi linjën nëntokësore 35 kV me kanalet për kabllo dhe fibër optike, instaloi dhe integroi sistemin SCADA dhe kreu testimin, vënien në punë dhe dorëzimin teknik.

  • Linjë nëntokësore 35 kV prej 8 km
  • Kanale nëntokësore për kabllo dhe fibër optike
  • Bashkues dhe terminale kabllorë
  • Komunikim me fibër optike për SCADA
  • Instalimi dhe integrimi i SCADA
  • Testimi, vënia në punë dhe dorëzimi teknik